Aktualitet

Vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg Skënder Ajdinin, detyrim paraqitje për të birin e tij

Ndërkohë që nesër do të mbahet dhe seanca gjyqsore për autorin e ngjarjes Berti Kanushi, i cili ndodhet në kërkim. 

24 Gusht 2024, 16:14 Nga I.A
Vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë
Faik Ajdini

GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e sigurisë për Skënder dhe Bledar Ajdini, që dyshohet se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Hajdini në Memaliaj. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini. Ndërkohë që nesër do të mbahet dhe seanca gjyqsore për autorin e ngjarjes Berti Kanushi, i cili ndodhet në kërkim. 

Si ndodhi vrasja?

Dy persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Hajdini në Memaliaj. Të arrestuarit janë babë e bir dhe janë bashkëpunëtorët në vrasjen e 72-vjeçarit, pasi autori i vrasjes Berti Kanushi është ende në kërkim. Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konflikti më pas ka agravuar deri në vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.

faik ajdinit berti kanushi bledar ajdini

Sondazh

Poll