Aktualitet

Nga dhuna në familje, ngacmimi seksual e deri te vjedhja, arrestohen 8 persona në Tiranë

Në pranga është vënë një 54-vjeçar dhe një 34-vjeçar pasi dyshohet se ata kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve. Një tjetër arrestim për dhunë është finalizuar duke vënë në pranga një 42-vjeçar. I arrestuari pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.

24 Gusht 2024, 12:06 Nga N.F
Nga dhuna në familje, ngacmimi seksual e deri te vjedhja, arrestohen 8
Foto ilustruese

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepta të ndryshme. Policia bën  me dije se mes të arrestuarve është vënë në pranga nhë 37-vjeçar i cili ishtë dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Në pranga është vënë një 54-vjeçar dhe një 34-vjeçar pasi dyshohet se ata kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve. Një tjetër arrestim për dhunë është finalizuar duke vënë në pranga një 42-vjeçar. I arrestuari pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Sh. K., 37 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: - D. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; - L. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Xhanfize Keko", dyshohet se i ka vjedhur 2 aparate celulare një shtetasi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: - E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", nga bulevardi "Gjergj Fishta", me drejtim me rrugën "Shefqet Musaraj", në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; - K. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip "Audi", dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale; - M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.

dhune ngacmim seksual tirane

Sondazh

Poll