Aktualitet

E rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, humbi kontrollin e traktorit dhe u përplas me një mur guri (EMRI)

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Pulias në provincën e Barit. Viktima raportohet se po punonte me traktor ndërsa mjeti bujqësor ka humbur kontrollin.

24 Gusht 2024, 09:46 Nga N.F
E rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar,
Foto ilustruese

BARI- Një aksident tragjik është regjistruar në Bari ndërsa ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Pulias në provincën e Barit. Viktima raportohet se po punonte me traktor ndërsa mjeti bujqësor ka humbur kontrollin.

Automjeti u përplas me një mur guri. Përplasja e tmerrshme nuk la asnjë shans shpëtimi për 32-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Klevis Bardo. Viktima kishte shkuar në Itali për një jetë më të mirë. Ai jetonte në Conversano dhe ishte punësuar nga një kompani bujqësore me qendër në qytetin e vogël Rutigliano, në provincën e Barit.

itali shqipta viktime aksident me traktor

Sondazh

Poll