Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari në Devoll, dyshimet e para

Më tej në njoftim mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

24 Gusht 2024, 09:57 Nga N.F
Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari në Devoll,
Foto ilustruese

DEVOLL- Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë ditën e sotme në Devoll. Policia bën me dije se viktima është gjetur e pajetë sot rreth orës 08:00. 

Më tej në njoftim mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.

Njoftimi i plotë:

Devoll/Informacion paraprak. Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.

devoll nje i vdekur

Sondazh

Poll