Aktualitet

"Kemi dhënë prova se i çojmë gjërat deri në fund!" Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit: Kërkesë PD-së për ngritjen e Komisoni Hetimor për çështjen e Teatrit Kombëtar

Me anë të një postimi në Facebook, Aleanca shkruan se shkresa i është drejtuar  Ina Zhupës Deputete e PD-së dhe Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, për dijeni Sali Berishës Deputet dhe Kryetar i PD-së, Agron Gjekmarkajt, Deputet i PD-së dhe Nënkryetar i Kuvrndiit dhe Gazment Bardhit, Deputet i PD-se dhe Kryetar i Grupit Parlamentar.

23 Gusht 2024, 13:12 Nga M.B
"Kemi dhënë prova se i çojmë gjërat deri në
Foto ilustruese

TIRANA- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se i ka dërguar disa anëtarëve të Partisë Demokratike një shkresë prej 52 faqesh ku kërkohet ngritja e një Komisoni Hetimor për çështjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, Aleanca shkruan se shkresa i është drejtuar  Ina Zhupës Deputete e PD-së dhe Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, për dijeni Sali Berishës Deputet dhe Kryetar i PD-së, Agron Gjekmarkajt, Deputet i PD-së dhe Nënkryetar i Kuvrndiit dhe Gazment Bardhit, Deputet i PD-se dhe Kryetar i Grupit Parlamentar.

Gjithashtu në postim shkruhet se çështja e Teatrit Kombëtar lidhet me Kushtetutën, të Drejtat Kushtetuese, shtetin ligjor të së Drejtës, historinë, identitetiin, trashëgiminë kulturore. Aleanca thotë se ata i kanë dhënë prova se i çojnë gjërat deri në fund dhe shtojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të jenë pas hekurave.

Postimi:

Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Ju njoftojmë se me legjitimitetin që na jep beteja jonë afro shtatë vjeçare e Kauzës Unike në të gjithë historinë e Shtetit Shqiptar, në të drejtat tona kushtetuese si dhe nisur nga beteja jonë ligjore me fitoren në Gjykatën Kushtetuese, i këmi kërkuar Znj. Ina Zhupa Deputete e PD-së dhe Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, për dijeni Z. Sali Berisha Deputet dhe Kryetar i PD-së, Z. Agron Gjekmarkaj, Deputet i PD-së dhe Nënkryetar i Kuvrndiit dhe Z. Gazment Bardhi, Deputet i PD-se dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

- Ngritjen e një Komisoni Hetimor për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Çështja e Teatrit Kombëtar lidhet me:
Kushtetutën,
Të Drejtat Kushtetuese,
Shtetin Ligjor të së Drejtës,
Historinë,
Identitetiin,
Trashëgiminë Kulturore.

Ne kemi dhënë prova se i çojmë gjërat deri në fund. Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij pas hekurave dhe,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

PS: Më poshtë gjeni disa faqe nga kërkesa prej 52 fletë.

aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll