Politike

"Plehrat janë kthyer në minierë korrupsioni", Meta: Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike!

Meta theksoi se plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë.

21 Gusht 2024, 14:48 Nga N.F
"Plehrat janë kthyer në minierë korrupsioni", Meta:
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Ai u shpreh se në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.

Meta theksoi se plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë.


"Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit.

Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë," tha Meta.

meta rama mbetjet toksike

Sondazh

Poll