21 Gusht 2024, 13:58
Nga N.F
Haniyehu
IRAN- Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Irani është zotuar se do të sulmojë Izraelin – të cilin e ka fajësuar për vrasjen e Haniyehut – një paralajmërim që sipas ekspertëve rrezikon ta fusë të gjithë rajonin në luftë.
Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka vrarë shefin politik të Hamasit. Por, është zotuar se do të vrarë liderët e Hamasit për shkak të sulmit që ky grup radikal palestinez kreu ndaj territorit izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Që atëherë, disa pengje janë liruar.
Lider suprem i Iranit, Ajatollah Ali KHamenei tha pas vrasjes se Irani “e ka për obligim” që të hakmerret për “mysafirin” e tij.
“Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë”, tha Ali Mohammad Naini, zëdhënës i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke shtuar se çdo përgjigje “mund të mos jetë përsëritje e operacioneve të kaluara”.
Haniyeh, 62 vjeç, u vra në Teheran ku më 30 korrik kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
Teherani është përballur me thirrje nga shtetet perëndimore që të përmbahet. Por, Republika Islamike ka thënë se ka të drejtë që të përgjigjet për vrasjen e Haniyehut në territorin iranian./ REL
iran hakmarrje vrasja e haniyehut
Bota
21 Gusht 2024, 13:42
N.F
Familja Duraku
SERBI- Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë n...
Bota
21 Gusht 2024, 13:22
N.F
AFGANISTAN- Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Bennett, tha një ...
Bota
21 Gusht 2024, 12:59
N.F
DW
RUSI- Deputetët rusë po bëjnë thirrje që Deutsche Welle të shpallet "e padëshirueshme", gjë që do të &...
Bota
21 Gusht 2024, 12:32
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rosto...
Bota
21 Gusht 2024, 12:14
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Grupi libanez Hezbollahu, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara ka gjuajtur mbi 50 raketa, duke god...
Bota
21 Gusht 2024, 12:00
N.F
Foto ilustruese
BOSNJË- Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në...
Bota
21 Gusht 2024, 11:10
N.F
Presidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe juristja e mediave, Flutura Kusari
KOSOVË- Asociacioni i Gaz...
Bota
21 Gusht 2024, 10:33
M.B
Presidentja e Moldavisë, Maia Sadu, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi.
GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, qëndron ...
Bota
21 Gusht 2024, 09:52
N.F
Hëna
SHBA- Astronauti i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Matthew Dominick, i cili ndodhet në Stacionin Ndërkomb&eu...
Bota
21 Gusht 2024, 09:35
N.F
Kamera e sigurisë
ITALI- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin para se jahti britanik të fundosej në brigjet e Sicilisë n&eu...