Bota

U fundos brenda 60 sekondave, publikohen pamjet e kamerave të sigurisë ku duken momentet e fundit para se jahti të zhduket në det në Itali (VIDEO)

Deri më tani rojet bregdetare italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të kuzhinierit kanadez Recaldo Thomas.

21 Gusht 2024, 09:35 Nga N.F
U fundos brenda 60 sekondave, publikohen pamjet e kamerave të sigurisë
Kamera e sigurisë

ITALI- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin para se jahti britanik të fundosej në brigjet e Sicilisë në Itali. Një kamerë që ishte e vendosur jo larg anijes luksoze që u fundos, shfaq momentet kur ajo fundoset në Sicili. Sipas një dëshmitari gjithçka ka ndodhur brenda 60 sekonda, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.


“Mund ta shihni qartë se çfarë ka ndodhur. Nuk kishte diçka që mund të bëhej që të shpëtohej jahti. Ndodhi brenda një kohe të shkurtër”, shtoi dëshmitari.

Deri më tani rojet bregdetare italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të kuzhinierit kanadez Recaldo Thomas. E gjashtë persona tjerë po cilësohen si të zhdukur, përfshirë pronarin e jahtit, manjatin britanik Mike Lynch si dhe vajza e tij 18-vjeçe Hannah. 

itali fundosja e jahtit

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2024, 08:15 N.F

SHBA akuzon Iranin për sulme hakerash

Foto ilustruese SHBA- SHBA përballet me sulme kibernetike iraniane, duke përfshirë rastin e fundit nga fushata e Trump-it, sipas shërbi...