Bota

Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë

Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia në kantonin Una-Sana.

21 Gusht 2024, 12:00 Nga N.F
Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë
Foto ilustruese

BOSNJË- Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia në kantonin Una-Sana.

Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë. I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most./ REL

bosnje e hercegovinë sulm viktima

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2024, 08:15 N.F

SHBA akuzon Iranin për sulme hakerash

Foto ilustruese SHBA- SHBA përballet me sulme kibernetike iraniane, duke përfshirë rastin e fundit nga fushata e Trump-it, sipas shërbi...