Bota

Aksidentohet autobusi, humbin jetën të paktën 28 pelegrinë në Iran

Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar.

21 Gusht 2024, 09:15 Nga M.B
Aksidentohet autobusi, humbin jetën të paktën 28 pelegrinë
Pelegrinët shiitë presin në një stacion hekurudhor për të udhëtuar drejt Qerbelasë më 19 gusht 2024.

IRAN- Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht. Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit. Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran.

Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut. Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një figurë qendrore e islamit shiit dhe nipi i Profettit Muhamed./ REL

iran

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2024, 08:15 N.F

SHBA akuzon Iranin për sulme hakerash

Foto ilustruese SHBA- SHBA përballet me sulme kibernetike iraniane, duke përfshirë rastin e fundit nga fushata e Trump-it, sipas shërbi...