Aktualitet

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Do të niste sot, shtyhet testimi me kapacitet në kampin në Gjadër

Sipas informacioneve, ditët e para të muajit shtator pritet të mbërrijnë edhe emigrantët e parë, por ende nuk ka një afat konkret se kur mund të përfundojnë punimet e nisura prej disa muajsh.

20 Gusht 2024, 13:48 Nga M.B
Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Do të niste
Kampi

LEZHA- Sot është bërë me dije se kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin nuk janë ende gati për t’u testuar. Në të vërtetë ishte parashikuar data 20 gusht, sot, për kryerjen e kësaj procedure, por në Gjadër vijojnë ende punimet për t’u bërë gati sa më shpejt për pritjen e emigrantëve. Sipas informacioneve, ditët e para të muajit shtator pritet të mbërrijnë edhe emigrantët e parë, por ende nuk ka një afat konkret se kur mund të përfundojnë punimet e nisura prej disa muajsh.

Dje u bë me dije dhe për një rregullore e brendshme për punonjësit e qendrës me 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullsinë vendase gjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.

Ndërkohë, agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut.

 

emigrantet

Sondazh

Poll