20 Gusht 2024, 09:31
Nga M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar të hënën përsëri vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë.
“Ukrainën e ndan vetëm një vendim nga ndalja e përparimit të ushtrisë ruse në vijën e frontit, për të cilin ne po i presim partnerët tanë: vendimi për armët me rreze të gjata veprimi”, tha Zelensky gjatë një fjalimi para ambasadorëve ukrainasr.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës kanë vendosur kufizime në përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë Kievin, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë luftën. Zelensky u tha gjithashtu diplomatëve se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë dhe se tani e kanë nën kontroll një territor të armikut me sipërfaqe prej 1.250 kilometrash katrorë. Ushtria ukrainase e nisi një inkursion befasues në rajonin kufitar rus para dy javëve.
“Ushtarët ukrainas po i vazhdojnë operacionet e mbrojtjes në zona të caktuara të rajonit Kursk të Federatës Ruse”, tha Zelensky.
“Ne po vazhdojmë forcimin e pozicioneve tona, duke i stabilizuar zona të caktuara dhe duke mbushur fondin e këmbimit”, tha Zelensky duke iu referuar ushtarëve rusë që Ukraina i ka burgosur.
Operacioni është gjithashtu “investimi ynë më i madh në procesin e lirimit të ukrainasve nga robëria në Rusi. Ky është njëri prej synimeve tona”, theksoi ai.
Më herët, Zelensky tha në Telegram se forcat ukrainase janë duke i përmbushur synimet e tyre duke vazhduar me inkursionin në Kursk, ndërsa Moska e pranoi se Ukraina e ka dëmtuar urën e tretë mbi lumin Sejm, e cila është e rëndësishme për lëvizjen e trupave ruse në rajon.
Konfirmimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar prej një anëtari të Komitetit Hetues të Rusisë, e cila më pas është publikuar në telegram nga një gazetar i televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov. Më 18 gusht, komandanti i forcave ajrore të Ukraiës, Mykola Oleschuk, ka thënë se trupat e tij kanë dëmtuar urën e dytë strategjike përmbi Sejm, duke kufizuar kapacitetet furnizuese të Rusisë, teksa tenton të parandalojë forcimin e pozicioneve ukrainase.
Blogerë ushtarakë rusë kanë publikuar më parë një video kur është goditur ura e parë, afër fshatit Zvanoje në Kursk. Sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, shkatërrimi i asaj ure e ka pamundësuar qarkullimin në distriktin Glushkov. Analistët besojnë se shkatërrimi i urave mbi Sejm është taktikë shumë e rëndësishme për të forcuar pozicionet dhe për t’ia pamundësuar Moskës furnizimin e trupave të veta ushtarake.
Ukraina e ka nisur një kundërofensivë të papritur në rajonin rus Kursk, më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës së nisur dy vjet e gjysmë më parë. Si pasojë e kundërofensivës ukrainase janë zhvendosur më shumë se 120.000 njerëz prej rajonit të Kurskut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
20 Gusht 2024, 08:52
M.B
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të hënën Hamasit ta pranojë një propozim t&...
Bota
20 Gusht 2024, 08:28
M.B
Joe Biden
SHBA- Një Parti Demokrate e rigjallëruar u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën p&...
Bota
19 Gusht 2024, 22:48
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi ...
Bota
19 Gusht 2024, 21:17
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e ‘papranueshëm’ të dhunë...
Bota
19 Gusht 2024, 19:31
E. D
fotot ilustruese
URAINË- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrainën më 23 gusht, njoftuan të hënë...
Bota
19 Gusht 2024, 19:13
E. D
foto ilustruese
KALIFORNI- Një nënë e tetë fëmijëve është qëlluar për vdekje në Oakland pas konfront...
Bota
19 Gusht 2024, 19:08
E. D
Ilham Aliyev dhe Vladimir Putin
RUSI- Rusia dhe Azerbajxhani do të ndërtojnë së bashku cisterna nafte, tha presidenti rus Vladimir Put...
Bota
19 Gusht 2024, 18:52
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të ...
Bota
19 Gusht 2024, 18:48
E. D
fotot ilustruese
ÇIKAGO- Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mijëra delegatë demokratë mblidhen kët&...
Bota
19 Gusht 2024, 18:37
E. D
ÇIKAGO- Ndërsa delegatët e Partisë Demokratike mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kom...