Bota

FOTO+VIDEO/ 33 vjeçarja qëllohet për vdekje gjatë konfrontimit me trafikantët

Maria Ramos, 33 vjeçe, ishte duke vizituar nënën e saj Blanca Velasco, bashkë me fëmijët, kur trafikantët iu afruan dy fëmijëve të saj dhe besohet se i shitën pipa marijuane.

19 Gusht 2024, 19:13 Nga E. D
FOTO+VIDEO/ 33 vjeçarja qëllohet për vdekje gjatë
foto ilustruese

KALIFORNI- Një nënë e tetë fëmijëve është qëlluar për vdekje në Oakland pas konfrontimit me trafikantë adoleshentë që i kishin shitur marijuanë djalit të saj. Maria Ramos, 33 vjeçe, ishte duke vizituar nënën e saj Blanca Velasco, bashkë me fëmijët, kur trafikantët iu afruan dy fëmijëve të saj dhe besohet se i shitën pipa marijuane. Ramos e Velasco vendosën të ndiqnin makinën e tyre për t’u thënë të mos afroheshin më te shtëpia e tyre, sipas rrjetit lokal KTVU.

Por siç është regjistruar nga kamerat e sigurisë, gruaja ndalon makinën në një kryqëzim dhe hap derën e shoferit. Ramos, e cila kishte pasur vetë probleme me substancat në të kaluarën, u afrua për të folur te mjeti i trafikantëve, të cilët nisën të qëllonin nga brenda.

Nëna e viktimës tregonte më pas për mediat: E pashë që doli nga makina dhe dëgjova të shtënat. Lëviza makinën duke e vene para asaj të tyre për të mbrojtur time bijë. Kur ajo u rrëzua mendova se po mbrohej”.

Por më pas pa të bijën të shtrirë në rrugë në një pellg gjaku. Policia erdhi rreth orës 2.30 të drekës kur Ramos raportohet se ishte në fund të jetës. Ata besojnë se Ramos u qëllua nga një 16 vjecar që tashmë mbahet në burgun e të rinjve në Alameda.

Velasco mbetet tashmë të kujdeset për fëmijët e të bijës, teksa përpiqet t’i tregojë për ngjarjen më të vegjëlve. 15 vjeçari, 13 vjeçari e 11 vjeçari e dinë që mamaja e tyre nuk është më. Të tjerëve nuk kam kurajo t’i tregoj. Velasco thotë se do të vendoset me familjen në Oakland për t’u kujdesur për nipërit. Policia tha se vazhdon hetimet.

maria ramos

Sondazh

Poll