Aktualitet

Aksidenti me tre të lënduar në Pogradec, arrestohet drejtuesja e një prej automjeteve

Mësohet se 39-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

19 Gusht 2024, 14:47 Nga M.B
Aksidenti me tre të lënduar në Pogradec, arrestohet drejtuesja e
Foto ilustruese

POGRADEC- Drejtuesja e një prej mjeteve të përfshira në aksident një ditë më parë, në aksin rrugor Pogradec-Lin njoftohet se është arrestuar. Mësohet se 39-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50, në afërsi të fshatit Udënisht, ku automjeti tip “Toyota” me drejtuese 39-vjeçaren e arrestuar u përplas me automjetin tip “Hyndai”. Si pasojë e përplasjes mbetën të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip "Toyota", si dhe drejtuesi i automjetit tip "Hynday" dhe një pasagjere në këtë automjet.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në fshatin Udënisht, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, shtetasen E. B., 39 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

pogradec

Sondazh

Poll