Aktualitet

Bie aksidentalisht nga kati i dytë një 61-vjeçar në QSUT, ja si paraqitet gjendja e tij

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

19 Gusht 2024, 13:36 Nga M.B
Bie aksidentalisht nga kati i dytë një 61-vjeçar në QSUT,
QSUT

TIRANA- Një 61-vjeçar me inicialet L. H., banues në Burrel dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e katit të dytë në godinën e QSUT. Mësohet se 61-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

qsut

Sondazh

Poll