Aktualitet

Merr flakë një ish-uzinë e përpunimit të naftës në Mallakastër, Policia: Deri më tani ka vetëm dëme materiale

Gjithashtu nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

18 Gusht 2024, 21:50 Nga E. D
Merr flakë një ish-uzinë e përpunimit të naftës
foto nga vendngjarja

MALLAKASTËR- Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Levand të Mallakastër. Gjithashtu nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr. Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

zjarri ne mallakaster

Sondazh

Poll