Aktualitet

U përfshi në aksidentin e rëndë në aksin nacional Pogradec-Lin, një prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Për shkak të lëndimeve të rënda, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.

18 Gusht 2024, 19:32 Nga E. D
U përfshi në aksidentin e rëndë në aksin nacional
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Pas aksidentit të ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, ku mbetën të plagosur tre persona, njëri prej tyre po dërgohet me helikopter drejt Tiranës.  Për shkak të lëndimeve të rënda, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.

Po ashtu shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe po kujdesen për të menaxhuar situatën, ndërsa gjendja konkrete e të plagosurit nuk dihet ende.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll