Aktualitet

Pas dështimit të vitit të kaluar, Eva Buzo tenton sërish të notojë nga Italia në Shqipëri

Eva vitin e kaluar u ndal pas 28 orësh not dhe 75 kilometrash, vetëm 16 kilometra larg nga mbërritja në Vlorë.

18 Gusht 2024, 21:41 Nga E. D
Pas dështimit të vitit të kaluar, Eva Buzo tenton sërish
Eva Buzo

ITALI- Notarja shqiptare, Eva Buzo, ka nisur një tjetër tentativë për të notuar nga Italia në Shqipëri, pas dështimit të vitit të kaluar. Eva vitin e kaluar u ndal pas 28 orësh not dhe 75 kilometrash, vetëm 16 kilometra larg nga mbërritja në Vlorë. Notarja shqiptare gjatë përpjekjeve të vitit të kaluar u përball me probleme fizike dhe komplikime shëndetësore që e detyruan të ndërpresë garën.

Për shkak të pickimeve nga kandilat dhe lodhjes ekstreme, Eva shfaqi probleme në të folur dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore. Pas transportimit në breg nga mjetet ujore që e shoqëronin, Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës, ku u konstatua se ndodhej në një gjendje të qëndrueshme, por me nevojë për rikuperim të mëtejshëm. Ditën e sotme Eva Buzo fillo sërish përpjekjen për të realizuar sfidën e saj. 

eva buzo

Sondazh

Poll