Aktualitet

Transportonte emigrantë dhe ishte taksist punonte si taksist i paregjistruar, procedohet penalisht 46-vjeçari në Shkodër

Po ashtu mësohet se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 54-vjeçarin me inicialet L. C., pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte ai është përplasur me automjetin që drejtonte 39-vjeçari me inicialet A. K. Si pasojë është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.

18 Gusht 2024, 13:19 Nga M.B

 

Transportonte emigrantë dhe ishte taksist punonte si taksist i
Foto ilustruese

SHKODRA- Policia e Shkodrës ka nisur procedim pela për 46-vjeçarin me inicialet Xh. S., banues në Elbasan. Procedimi filloi pasi gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në automjetin e tij, rezultoi se ai kishte disa pasagjerë nga vendet e treta, si dhe punonte si taksist i paregjistruar në organet tatimore dhe pa numër NIPTI.

Po ashtu mësohet se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 54-vjeçarin me inicialet L. C., pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte ai është përplasur me automjetin që drejtonte 39-vjeçari me inicialet A. K. Si pasojë është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.

Gjithashtu Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 23-vjeçarin me inicialet E. Q., pasi në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte ai ka përplasur motomjetin që drejtonte 21-vjeçari gjermane me inicialet M. W. Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë 21-vjeçari.

 

shkodra

Sondazh

Poll