Aktualitet

U përplas me Jet Ski, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian

Shkaku i përplasjes së turistëve ende nuk dihet se cili është.

18 Gusht 2024, 15:54 Nga I.A
U përplas me Jet Ski, ndërron jetë në spital
Jet Ski

VELIPOJË- Një prej turistëve italian që u përplas ditën e sotme me Jet Ski në Velipojë ka humbur jetën. Mësohet se turisti që ka vdekur në spitalin e Shkodrës është 19-vjeçari me iniciale N.L. Shkaku i përplasjes së turistëve ende nuk dihet se cili është.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

perplasen turistet ne jet ski

Sondazh

Poll