Aktualitet

EMRI/ Kundërshtoi me dhunë policinë në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim një tjetër person që qëlloi me armë

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

18 Gusht 2024, 13:06 Nga M.B
EMRI/ Kundërshtoi me dhunë policinë në Ksamil, arrestohet
Foto ilustruese

VLORA- Policia e Vlorës ka bërë të ditur se arrestoi në kushtet e flagrancës 26-vjeçarin Lilo Mera, banues në Ksamil i cili gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore.

Gjithashtu, policia referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim 52-vjeçarin me inicialet T. H., banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Policia njofton se punohet për kapjen e 52-vjeçarit, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër mësohet se Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi 40-vjeçarin me inicialet B. G., pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Delisuf-Dëllënjë”, duke drejtuar automjetin tip “Lancia”, aksidentoi 79-vjeçarin me inicialet L. Gj., i cili lëvizte me biçikletë. 79-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll