Art&Argëtim

VIDEO/ “Më gjuajti me shpullë”, gazetarja Erjona Rusi tregon ç’i punoi ‘i forti’ i lagjes në korridorin e shkollë

12 Dhjetor 2019, 17:52 Nga DOSJA
VIDEO/ “Më gjuajti me shpullë”, gazetarja Erjona Rusi

TIRANË– Gazetarja Erjona Rusi ka treguar një episod të dhimshëm që i ka ndodhur në jetën e saj, gjatë kohës që ishte adoleshente.

Në një video të publikuar, në kuadër të ndalimit të dhunës ndaj grave, Rusi tregon se si një nga ‘të fortët’ e lagjes e ka qëlluar me shuplakë.

“Kur kam qenë në vit të dytë në gjimnaz, një nga të fortit e lagjes më propozoi që të lidhesha me të. Unë nuk praniva dhe një ditë, ai erdhi dhe më qëlloi me shpullë. Unë isha në korridorin e shkollës. Por unë nuk toleroj më asnjë lloj forma dhune mbi veten,”- dëgjohet të shprehet gazetarja Erjona Rusi.

 

 

Rusi është një nga gratë e botës së medias në Shqipëri që ka marrë pjesë në një video ku shfaqet një mesazh sensibilizues për dhunën ndaj grave.

Disa nga peronazhet e tjerë që treguan episode e tyre në lidhje me dhunën ishin Jonida Shehu, Gerta Heta, Dhurata Thanasi, Estela Ujka, Enida Bozheku, Alice Taylor dhe Zhaklin Lekatari.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dhuna ndaj grave erjona rusi dhuna ndaj grave erjona rusi

Sondazh

Poll