Art&Argëtim

S’kaloi dot as në 10-she e ‘Këngës Magjike’, Soni Malaj thumbon keq kolegët: T’u lëshoj GLASËN ca njerëzv

12 Dhjetor 2019, 14:57 Nga DOSJA
S’kaloi dot as në 10-she e ‘Këngës Magjike’,

TIRANË– Këngëtares Soni Malaj duket se nuk i ka dalë e keqja nga fakti që nuk mundi të hynte në 10-shen e më të mirëve në finalen e këngës Magjike.

Balada e saj “Shije Tradhtie” nuk u pëlqye nga kolegët dhe këngëtarja duket se ka një mesazh për të gjithë këngëtarët e tjerë.

“Ndonjëherë mendoj sikur të isha zog, që të fluturoja lart në qiell… dhe t’ua lëshoja glasën ca njerëzve”, shkruan këngëtarja në Instagram. Menjëherë në krah i ka dalë reperi Stresi, i cili i shkruan: Thonë se kur të glaçon zogu ke fat.

Soni sërish nuk është ndalur dhe i është përgjigjur Stresit: Janë ca zogj që kur ta lëshojnë glasën në krye të ndyjnë krejt.

Këtë vit festivali “Kënga Magjike” u përball me shumë kritika, pasi fituesja e këtij viti Eneda Tarifa u kontestua nga publiku. Sapo ajo mori trofeun publiku filloi të thërriste në kor emrin e Fifit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kënga magjike soni malaj kënga magjike soni malaj

Sondazh

Poll