Aktualitet

Fermerët në Roskovec: Nuk kemi as rrugë, as energji, do të braktisim pemëtarinë!

Por ndryshe nga viti i kaluar kur arritën të prodhojnë 25 kuintalë bajame të cilat i shitën në tregun vendas me një çmim të kënaqshëm, këtë vit ata u përballën me vështirësi të shumta.

17 Gusht 2024, 20:04 Nga E. D
Fermerët në Roskovec: Nuk kemi as rrugë, as energji, do të
pamje nga vendngjarja

RESKOVEC- Fermerët e bajameve në Reskovec kërkojnë lehtësim për të mbjellat e tyre. Katër vëllezër pas 20 vitesh emigrim në Greqi kanë investuar në mbjelljen e 40 dynymëve me bajame dhe shege, në vendlindjen e tyre në Kurjan të Roskovecit. Por ndryshe nga viti i kaluar kur arritën të prodhojnë 25 kuintalë bajame të cilat i shitën në tregun vendas me një çmim të kënaqshëm, këtë vit ata u përballën me vështirësi të shumta.

“Ne kemi hapur një pus me shpenzimet tona për vaditjen e pemëve. Por nuk kemi energji elektrike dhe transporti i gjeneratorit është i pamundur në këtë rrugë”, tha njëri nga vëllezërit. 

Gjithashtu ata janë të detyruar të përshkojnë një rrugë prej 13 km për tu shërbyer pemëve. Prej disa vitesh, ata kanë marrë premtime për hapjen e një rruge bujqësore dhe lidhjen e energjisë elektrike, e cila do të ndihmonte të gjithë fermerët e zonës, por deri tani asgjë nuk është bërë. Të zhgënjyer dhe të lodhur nga premtimet e pushtetit lokal vëllezërit Bilbil, Demir, Agron dhe Durim Gega thonë se do të braktisin pemëtarinë, pavarësisht se aty kanë investuar të gjitha kursimet e tyre të fituara nga puna në emigrim.

reskovec fermeret

Sondazh

Poll