Aktualitet

Dyshohet se i vuri zjarrin pyllit në Mallakastër, vihet nën hetim 34-vjeçari

Menjëherë pas njoftimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

17 Gusht 2024, 15:53 Nga E. D
Dyshohet se i vuri zjarrin pyllit në Mallakastër, vihet nën hetim
fotot ilustruese

MALAKSTËR- Një 34-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatit Çërrilë. Ndërkohë forcat e Policisë dhe zjarrfikëses vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Menjëherë pas njoftimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen  e vatrave të zjarrit. Gjithashtu po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

zjarr ne malakaster

Sondazh

Poll