Aktualitet

Fishekzjarrët që ndezi dogjën pyllin në Zoe Hora, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi

Këto të fundit kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në shkurre dhe bimësi.

17 Gusht 2024, 16:34 Nga I.A
Fishekzjarrët që ndezi dogjën pyllin në Zoe Hora, arrestohet
Zjarri

DHËRMI- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dhërmi për zjarrvënie. Mësohet se gjatë një feste 28-vjeçari me emrin Leonard Xhameta ka ndezur fishekzjarre. Këto të fundit kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në shkurre dhe bimësi.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari. Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin Leonard Xhameta, 28 vjeç.

28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ju bën thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të mbrojtur mjedisin dhe pyjet tona. Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre apo ndotje, duke kontribuar kështu në ruajtjen e natyrës dhe sigurinë e komunitetit.

leonard xhameta

Sondazh

Poll