Bota

VIDEO/ Zjarr e shpërthime në një qendër tregtare në Donetsk, disa të vrarë dhe të plagosur

Në anën tjetër, ukrainasit nuk janë deklaruar lidhur me rastin kurse rusët vazhdimisht akuzojnë Kievin pa dhënë as edhe një provë.

16 Gusht 2024, 22:32 Nga E. D
VIDEO/ Zjarr e shpërthime në një qendër tregtare në
pamje nga shperthimi

UKRAINË- Shtatë persona janë lënduar dhe dy tjerë kanë humbur jetën në pjesën qendrore të Donetskut, si pasojë e sulmeve ukrainase që shkaktuan zjarr në një qendër tregtare. Ky qytet që aktualisht është nën kontrollin ushtarak rus është bombarduar nga ukrainasit që nga mëngjesi, ka njoftuar Denis Pushilin, guvernatori i mbështetur nga Moska i rajonit të Donetskut,

“Që ora 12 e ditës së sotme, armiku ka kryer sulm masiv në qarkun Petrovsky”, ka shtuar Pushilin, marioneta e Kremlinit.

Në anën tjetër, ukrainasit nuk janë deklaruar lidhur me rastin kurse rusët vazhdimisht akuzojnë Kievin pa dhënë as edhe një provë. Pamjet amatore shfaqin zjarrin e madh që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Donetsk.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2024, 19:00 E. D

Çfarë është lia e majmunit?

fotot ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende t...