Bota

Kurti i prerë për hapjen e urës së Ibrit/ Haradinaj: Nga cila anë e urës jeni?

Ai thotë se ka pasur përpjekje për të ndarë Pejën dhe Mitrovicën me lum, dhe madje edhe tërë Kosovën, në emër të një shkëmbimi territorial

16 Gusht 2024, 20:49 Nga E. D

Kurti i prerë për hapjen e urës së Ibrit/ Haradinaj: Nga

KOSVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur publikisht kryeministrit Albin Kurti në lidhje me debatet rreth hapjes së urës mbi Lumin Ibër. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka adresuar pyetjen publike të Kurtit se nga cila anë e urës është ai.

Ai thotë se ka pasur përpjekje për të ndarë Pejën dhe Mitrovicën me lum, dhe madje edhe tërë Kosovën, në emër të një shkëmbimi territorial. Deklarata e Haradinajt vjen në një kohë kur diskutimet për urën mbi Lumin Ibër janë bërë çështje e nxehtë politike, duke theksuar ndarjet e thella në qëndrimet politike brenda Kosovës.

"Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë "këndej ose andej ure", duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes! Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial. Por, as atëherë e as sot, s'kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë. Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se "nga cila anë e urës" jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë. Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!", tha Haradinaj në postim. 

 

ramush haradinaj albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2024, 19:00 E. D

Çfarë është lia e majmunit?

fotot ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende t...