Aktualitet

Vijon beteja me flakët në Malin e Tomorrit, ndërhyjnë forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan janë bërë pjesë e përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit.

16 Gusht 2024, 18:44 Nga E. D
Vijon beteja me flakët në Malin e Tomorrit, ndërhyjnë forca
pamje nga zjarri

MALI I TOMORRIT- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me situatën e zjarrit në Malin e Tomorrit, i cili prej disa ditësh vijon të shkaktojë dëme. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan janë bërë pjesë e përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Gjithashtu për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.


Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara. Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!

zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2024, 17:00 E. D

Ku ngeci projekti i Urës mbi Bunë?

Ura SHKODËR- Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku nj&e...