Aktualitet

U mbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjendet trupi i pajetë i 21-vjeçarit

Dyshohet se 21-vjeçari nga Burbullinja e Lushnjës, i cili vuante nga epilepsia, është vetëmbytur në kanalin vaditës.

16 Gusht 2024, 15:18 Nga E. D
U mbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjendet
fotot ilustruese

LUSHNJE- Një 21-vjeçar është gjendur i mbytur nga palombarët e Reneas në një kanal me ujë fshatin Çukas i Ri  në Lushnjë. I riu kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së djeshme. Dyshohet se 21-vjeçari nga Burbullinja e Lushnjës, i cili vuante nga epilepsia, është vetëmbytur në kanalin vaditës.

Njoftimi i Policisë:

Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

polumbarët e reneas

Sondazh

Poll