Aktualitet

Aktivizohet vatra e zjarrit në Klos, flakët rrethojnë vendin, rrezikohet masivi pyjor

Flakët po përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që të rritet rreziku për një dëm ekonomik shumë të madh.

16 Gusht 2024, 18:24 Nga E. D
Aktivizohet vatra e zjarrit në Klos, flakët rrethojnë vendin,
fotot ilustruese

KLOS- Një vatër zjarri është aktivizuar në Klos. Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur dhe kanë shkrumbuar një zone me pemë halore.  Konkretisht vatra e fuqishme e zjarrit është aktivizuar në malet e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. 

Fillimisht zjarri ka nisur në anën e fshatit Mal Vilëz të Njësisë Administrative Zall-Bastar të Tiranës. Flakët po përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që të rritet rreziku për një dëm ekonomik shumë të madh.

Po ashtu zjari rrezikon të përfshijë gjithë masivin pyjor me pemë ahu në zonën e Xibrit, ndoshta një nga zonat më të paprekura dhe të ruajtura mirë në të gjithë vendin tonë. Ndërkohë drejt vatrës së zjarrit është nisur shërbimi zjarrfikës i Klosit, i cili do të asistojë në anën e fshatit Ketë, ndërsa kërkohet ndërhyrje edhe nga Tirana në mënyrë që të arrihet që vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.

zjarr ne klos

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2024, 17:00 E. D

Ku ngeci projekti i Urës mbi Bunë?

Ura SHKODËR- Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku nj&e...