Aktualitet

Shantazhoi një person se do i publikonte bisedat në Instagram dhe i kërkoi 40 mijë euro, arrestohet teksa po merrte paratë 35-vjeçari në Tiranë

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka shantazhuar  një person se do i publikonte bisedat në Instagram. Ai gjithashtu i kishte kërkuar 40 mijë euro që bisedat e personit të mos publikoheshin.

16 Gusht 2024, 13:18 Nga N.F
Shantazhoi një person se do i publikonte bisedat në Instagram dhe i
Arrestimi

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka shantazhuar  një person se do i publikonte bisedat në Instagram. Ai gjithashtu i kishte kërkuar 40 mijë euro që bisedat e personit të mos publikoheshin.

Poliica më tje ka bërë të mundur arrestimin e tij gjatë momentit kur 35-vjeçari do të merrte shumën e parave. Nga ky operacion janë sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, operacione të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”. Operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Shantazhoi një shtetas për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur në Instagram, arrestohet në momentin që do të merrte paratë, 35-vjeçari.

Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast. Sekuestrohen 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.

Në vijim të monitorimit, hetimeve proaktive dhe punës intensive që po kryhen nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për goditjen e krimeve kibernetike, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë nga 31-vjeçari, shtetasi A. H., 35 vjeç. Ai dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një shtetas, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”

tirane arrestim shanztazh

Sondazh

Poll