Aktualitet

EMRI/ Posedonte drogë, arrestohet polici i burgut të Peqinit

Mësohohe se Erald Kasmi u kap me drogë kur po merrete turnin. 

16 Gusht 2024, 14:53 Nga E. D
EMRI/ Posedonte drogë, arrestohet polici i burgut të Peqinit
fotot ilustruese

PEQIN-Një polici i burgut të Peqinit është arrestuar pasi posedonte drogë. Mësohohe se Erald Kasmi u kap me drogë kur po merrete turnin. 

Gjithashtu është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur një sasi lënde narkotike. 

Njoftimi: 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë  punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë. Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

erald kasmi

Sondazh

Poll