Aktualitet

Kishte përshtatur lokalin e tij për lojëra fati, arrestohet 34-vjeçari në Mat

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

16 Gusht 2024, 12:18 Nga M.B
Kishte përshtatur lokalin e tij për lojëra fati, arrestohet
Foto nga vendi i ngjarjes

MAT- Policia e Matit ka finalizuar operacionin për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Lidhur me këtë mësohet se është arrestuar Ylli Kuka, 34-vjeç. Po ashtu janë sekuestruar 750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Njoftimi:

Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me  Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 komojuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat

Sondazh

Poll