Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me barrierat metalike, drejtuesi në spital

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

16 Gusht 2024, 08:01 Nga M.B

 

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me
Foto nga vendi i ngjarjes


 LEZHË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

aksident

Sondazh

Poll