Aktualitet

I kërkonte pronarit të klubit të striptizmit t’i jepte 20 mijë euro, ja si u zbulua nga SPAK kryekomisari kundër Trafiqeve në Durrës

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.

15 Gusht 2024, 22:24 Nga M.B
I kërkonte pronarit të klubit të striptizmit t’i jepte 20
Foto ilustruese

DURRËS-  AMP ka arrestuar në flagrancë Gezim Precin me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Preci akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet me dije se ai duket përdorur detyrën, dhe i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte. Sipas Top Channel, mësohet se Preçi fillimisht organizoi disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.

durres

Sondazh

Poll