Bota

Vance dhe Walsh bien dakord të debatojnë më 1 tetor

JD  Vance, zëvendësi i kandidatit të Donald Trump, të enjten njoftoi dakordësinë e tij për datën e 1 tetorit, duke sfiduar gjithashtu Walz në një debat të veçantë për CNN më 18 shtator.

15 Gusht 2024, 16:56 Nga E. D
Vance dhe Walsh bien dakord të debatojnë më 1 tetor
fotot ilustruese

SHBA- Guvernatori i Minesotës, Tim Walsh dhe senatori i Ohajos, James David Vance, kanë rënë dakord për një debat më 1 tetor, duke krijuar një përballje midis dy kandidatëve për zv.presidentë.

Rrjeti amerikan CBS, i cili do të presë debatin në Nju Jork, tha: “Ne mezi presim t’u ofrojmë votuesve një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt nga kandidatët për zëvendëspresidentë”.

“Shihemi më 1 tetor, JD”, postoi në X të mërkurën bashkëpunëtori në këtë garë i Kamala Harris, Tim Walz.

JD  Vance, zëvendësi i kandidatit të Donald Trump, të enjten njoftoi dakordësinë e tij për datën e 1 tetorit, duke sfiduar gjithashtu Walz në një debat të veçantë për CNN më 18 shtator.

 tim walsh   james david vance

Sondazh

Poll