Bota

Tërmet i fuqishëm në verilindje të Tajvanit, sa ishte magnituda

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.

15 Gusht 2024, 16:45 Nga E. D
Tërmet i fuqishëm në verilindje të Tajvanit, sa ishte
fotot ilustruese

TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte qarkun Yilan në verilindje të ishullit kinez të Tajvanit, njoftoi shërbimi lokal meteorologjik. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei, ku janë lëkundur ndërtesat. Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe i përket zonave të tërmeteve.

termet ne tajvan

Sondazh

Poll