Bota

E rëndë në Gjermani/ 13-vjeçari sulmon me thikë në oborrin e shkollës një tjetër të mitur

Pas një kontrolli të shkurtër, policët kanë mundur ta arrestojnë në stacionin e trenit 13-vjeçarin. 

15 Gusht 2024, 16:11 Nga E. D
E rëndë në Gjermani/ 13-vjeçari sulmon me thikë
fotot ilustruese

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 13-vjeçar ka goditur me thikë një të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e një shkolle, në lagjen Soest në Geseke (Gjermani). Policia njoftoi se gjendja e të plagosurit për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, i identifikuar nga policia, iku në një park aty pranë pas sulmit në këndin e lojërave të shkollës. Pas një kontrolli të shkurtër, policët kanë mundur ta arrestojnë në stacionin e trenit 13-vjeçarin. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një gjermano-bullgar nga Lippstadt, i cili është i njohur tashmë për policinë për krime të dhunshme.

Sondazh

Poll