Bota

FOTO/ Adoleshentja suedeze, Greta Thunberg përzgjidhet “Personi i vitit” për 2019

11 Dhjetor 2019, 17:03 Nga DOSJA
FOTO/ Adoleshentja suedeze, Greta Thunberg përzgjidhet “Personi i

SUEDI- Greta Thunberg, nxënësja suedeze që frymëzoi një lëvizje globale për të luftuar ndryshimin e klimës, është vlerësuar si “Personi i Vitit 2019” dhe është më e vogla që ka arritur të rrëmbejw këtë titull.

16-vjeçarja është personi më i ri që zgjidhet nga revista që tani më është kthyer në një traditë që filloi në vitin 1927.

Greta Thunberg është një aktiviste adoleshente për mbrojtjen e klimës nga Suedia. Në vitin 2018, ajo ishte aktiviste e protestave të nxënësve të shkollave në Suedi, të cilët nuk ndoqën procesin mësimor për të protestuar kundër ndryshimeve klimaterike.

Ativistja ka frymëzuar shume persona me fjalimet e saj për ndryshimet klimaterike.

Ajo arriti të mbidhte turma të mëdha njerëzish që morën pjesë në protesta dhe konferenca të ndryshme gjatë vitit.

Aktivistët më të vjetër e kanë mirëpritur duke e lejuar që të japë fjalimet e saj për të sfiduar liderët botërorë që të punojnë më shumë për ndaluar ngrohjen globale.

Kryeredaktori i “Times” që i dha titullin Edward Felsenthal ku u shpreh: “Ajo u bë një zë i madh për çështje të mëdha me të cilat u përball planeti gjatë këtij viti, dhe udhëhoqi lëvizje në të gjithë botën.”

Padyshim që Greta është personazhi më i ri i gjithë historisë së revistës.

Adoleshetja Greta arriti të mundë personazhe e figura të mëdha si Donald Trump, disidentët në Hong Kong ose Mark Zuckenberg.

Burimi: BBC

(M.P/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota greta thunberg personi i vitit 2019 greta thunberg personi i vitit 2019

Sondazh

Poll