10 Gusht 2024, 21:02
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë.
Ai shtoi se sipas Edi Ramës, këtij bastardi që ndan me të atij, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë.
Fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Si një ndëshkim i madh për këtë komb, si një ndëshkim i madh për liritë e shqiptarëve, ky 36 vjetor gjen në pushtet, të birin e xhelatit të Havzi Nelës, Edi Ramën. E kam përsëritur shpesh dhe prap e them, kurrë nuk mund të mbahet përgjegjës djali për veprimet e babait. Por kjo kurrë ka vetëm një kusht, që ai ti dënojë ato.
Kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Sipas Edi Ramës, këtij bastardi që ndan me të atij, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë.
Sipas këtij bastardi, varja e Havzi Nelës, varja publike e poetit disident, që i këndoi lirisë dhe Kosovës, ekzekutimi me gjyq dhe pa gjyq i dhjetëra mijëra shqiptarëve, internimi persekutimi i qindra mijëra të tjerëve, paskan qenë ana e drejtë e historisë, ndërsa kombet që jetonin në liri, paskan qenë në anën e gabuar të saj.
Xhelat, bir xhelati, nuk mund të kesh mendim tjetër ti, përveç këtij. 36 vite më parë kryexhelati Ramiz Aliaj, me xhelatin Kristaq Rama firmosën të varin poetin kundërshtar disident, sepse i këndonte lirisë dhe të drejtave të njeriut që ata i kishin mohuar me kushtetutë. I këndonte Kosovës së pushtuar që ata e kishin shitur. Pra, ata ishin për një Shqipëri pa opozitë, por sot pas 36 vitesh, bastardi i xhelatit Kristaq Rama, ka faktuar me qindra herë se nga mëngjesi gjer në darkë, punon si varrmihës i demokracisë për një Shqipëri pa opozitë.
berisha rama demokraci pd
Politike
10 Gusht 2024, 20:45
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Politike
10 Gusht 2024, 13:15
r.ll
TIRANË- Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Ku...
Politike
10 Gusht 2024, 09:03
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të...
Politike
9 Gusht 2024, 20:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm tha se ka siguruar mbështet...
Politike
9 Gusht 2024, 20:52
N.F
HIMARË- Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka dërguar një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me rezult...
Politike
9 Gusht 2024, 20:49
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin etij para mbështëtësve të m...
Politike
9 Gusht 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin etij para mbështëtësve të ...
Politike
9 Gusht 2024, 20:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve bëri thirrje pë...
Politike
9 Gusht 2024, 14:15
r.ll
belinda balluku dhe bora muzhaqi
DIBËR- 16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të...
Politike
9 Gusht 2024, 13:41
r.ll
ambasadori turk
TURQI- Ambasadori turk në vendin tonë, Tayyar Kagan Atay në një deklaratë për mediat nga Korça ka kome...