Bota

Thaçi për dialogun me Serbinë: Nëse nuk njihet pavarësia s’ka marrëveshje, çdo gjë tjetër është provokim

11 Dhjetor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Thaçi për dialogun me Serbinë: Nëse nuk njihet

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar kundër deklaratave nga Beogradi se mund të ketë marrëveshje dhe pa njohur Kosovën. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se këto reagime janë provokime dhe Pavarësia e Kosovës është kompromisi.

Mesazhet nga Beogradi që duhet të bëjmë kompromis pa njohjen e Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur vetëm me një parim: dy vende që njohin njëra-tjetrën si fqinjë të barabartë, duke lëvizur familjen e dyzetë euro-atlantike”, shkruan Thaçi.

Dialogu Kosovës-Serbi prej muajsh tashmë është ngrirë, pas vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Haradinajt për mallrat serbe. Beogradi zyrtar kërkon që kjo taksë të hiqet dhe të vijojë dialogum ndërsa nga Kosova kanë nisur zëra për një reciprocitet në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi dialogu kosove-serbi hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll