Sport

FOTO/ Morata-Campello, dashuria ka përfunduar: "Një vendim i dhimbshëm"…

Sulmuesi spanjol në Instagram: “Kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri: kanë qenë vite të mrekullueshme”

12 Gusht 2024, 10:28 Nga DOSJA
FOTO/ Morata-Campello, dashuria ka përfunduar: "Një vendim i
Alice Campello dhe Alvaro Morata, një dashuri që zgjati 8 vjet

ITALI - Ka përfunduar historia e gjatë e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjoli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.

Vetë lojtari i Milanit e bëri të ditur këtë me një histori në Instagram: "Pas një periudhe reflektimi,  Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme e respektit të ndërsjellë, në të cilën ne e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin."

"Ishin vite të mrekullueshme, - vazhdon postimi i Moratas, - dhe pasoja ishin katër fëmijët tanë, padyshim gjëja më e mirë që bëmë së bashku. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri.

Mos shpikni histori për asnjë minutë protagonizëm, sepse, po e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme, që e konsumuan pak nga pak marrëdhënien, Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe një mësim i mrekullueshëm."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll