Sport

HISTORIKE! Mundësi kuqezi Dudaev, fitues në peshën deri 65 kg...Vjen dhe medalja e dytë e bronzit për Shqipërinë në 'Paris 2024'

Kjo është edhe medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, e cila e mbyll rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

11 Gusht 2024, 12:38 Nga DOSJA

FRANCE - Shqipëria fiton medaljen e dytë të bronztë Olimpike në “Paris 2024”. Edhe kjo në sportin e mundjes së lirë, por në peshën deri 65 kg.

Ky sukses ishte i mundësit kuqezi Islam Dudaev, i cili pas medaljes së djeshme të bronztë të mundësit Çermen Valiev në peshën deri 74 kg, arriti, që sot në mesditë të fitojë një medalje të dytë të bronztë për sportin shqiptar.

Pasi fitoi aforfe në ndeshjen e parë ndaj amerikanit Retherford, i cili u tërhoq nga gara, në ndeshjen e dytë mundësi ynë kuqezi Islam Dudaev në tapet pati përballë mundësin hungarez ismail Muszukajev. Ndeshja ishte tepër e fortë dhe e luftuar.

Pikët e para shkojnë për mundësin Dudaev, i cili e mbyll pjesën e pare 8-6 për të. Fillimi sërish është i mire për mundësin kuqezi e çon në 12-6, 12-8 dhe befas, mundësi hungarez Muszukajev arrin të bëjë një kapje që vlerësohet me 4 pikë, duke e barazuar rezultatin në 12-12. Por aksioni nuk ka përfunduar dhe Dudaev, fiton nje pikë pas kontrollit të gjyqtarisë, duke kaluar në epërsi 13-12. Këtu përfundon edhe ndeshja…  

Mundësi Islam Dudaev fiton ndeshjen dhe njëkohësisht medaljen e bronzit në peshën deri 65 kg. Kjo është edhe medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, e cila e mbyll rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

HISTORIKE! Mundësi kuqezi Dudaev, fitues në peshën deri 65

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Gusht 2024, 10:30

Dominic Solanke i bashkohet Tottenhamit

ANGLI - Premier League na ka mësuar me shuma të mëdha transferimi, ata goditën fort sërish këtë të shtunë me Domini...

Sport 11 Gusht 2024, 10:00

Alexis Sanchez rikthehet te Udinese…

ITALI - Tifozët e Udineses mund të shijojnë lavdinë e dikurshme të klubit të tyre, sulmuesi Alexis Sanchez është kthyer....