Sport

Sprinteri kongolez Dominique Lasconi Mulamba rezulton pozitiv në “Paris 2024”...

Duke garuar në 100 metra në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, sprinteri kongolez Dominique Lasconi Mulamba u veçua të dielën nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit (ITA) për testimin pozitiv për një substancë të ndaluar.

11 Gusht 2024, 19:42 Nga DOSJA
Sprinteri kongolez Dominique Lasconi Mulamba rezulton pozitiv në

FRANCE - Sprinteri kongolez Dominique Lasconi Mulamba u pezullua këtë të dielë nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit (ITA), pasi doli pozitiv për një substancë të ndaluar.

Testi i kryer nga agjencia e kontrollit u krye të dielën e kaluar, një ditë pas eliminimit të kongolezit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Dominique Lasconi Mulamba konkurroi në 100 m, ku u eliminuar në raundin e pare, ku u rendit në vendin e shtatë në sërinë e tij (10”53).

Ky test pozitiv i dopingut i bashkohet listës së atletëve të gjetur gjithashtu fajtorë për doping gjatë testeve të kryera gjatë Lojërave të Parisit, duke përfshirë xhudistët Sajjad Sehen dhe Mohammad Samim Faizad.

Për të mbrojtur veten, Dominique Lasconi Mulamba mund të kundërshtojë pezullimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe të kërkojë analizën e mostrës B.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Gusht 2024, 10:30

Dominic Solanke i bashkohet Tottenhamit

ANGLI - Premier League na ka mësuar me shuma të mëdha transferimi, ata goditën fort sërish këtë të shtunë me Domini...

Sport 11 Gusht 2024, 10:00

Alexis Sanchez rikthehet te Udinese…

ITALI - Tifozët e Udineses mund të shijojnë lavdinë e dikurshme të klubit të tyre, sulmuesi Alexis Sanchez është kthyer....