Bota

Pamje të frikshme në Greqi, flakët "pushtojnë" vendin (FOTO)

Peizazhi është i frikshëm në Athinë dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të problemeve të frymëmarrjes.

11 Gusht 2024, 18:25 Nga E. D
Pamje të frikshme në Greqi, flakët "pushtojnë"
pamje nga zjarri

GREQI- Tymi i zi ka “mbytur” Atikën në Greqi, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Megara dhe Varnava. Peizazhi është i frikshëm në Athinë dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të problemeve të frymëmarrjes. Atmosfera është mbytëse në disa vende, ndërsa karakteristike janë pamjet dramatike nga zona të ndryshme të prefekturës së Atikës.

Gjithashtu fronti i zjarrit po shkon drejt liqenit të Maratonës dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat më të fuqishme të Zjarrfikësve. Konkretisht janë mobilizuar 250 zjarrfikës me 75 automjete dhe 10 grupe njësish këmbësore, ndërsa nga ajri operojnë periodikisht 12 avionë dhe 7 helikopterë, një për koordinimin e tyre. 

zjarri ne greqi

Sondazh

Poll