Aktualitet

Zjarri në zonën e Krastës në Krujë shkrumbon mbi 70 ha pyje me pisha dhe bimësi

Për të paktën tre ditë në këtë zonë janë mobilizuar forca zjarrfikëse, punonjës të bashkisë së Krujës, nga shërbimi pyjor dhe punonjës të zonave të mbrojtura për të neutralizuar zjarrin, i cili dyshohet se është i qëllimshëm. 

10 Gusht 2024, 10:39 Nga r.ll
Zjarri në zonën e Krastës në Krujë shkrumbon mbi 70 ha
Foto ilustruese

KRUJË- Vatra e zjarrit e aktivizuar në zonën e Krastës ka shkrumbuar më shumë se 70 hektar pyje me pisha dhe bimësi. Forcat zjarrfikësve arritën ta vinin nën kontroll por gjatë pasdites zjarri është riaktivizuar përsëri. Pas disa orëve ndërhyrje u bë e mundur edhe izolimi.

Për të paktën tre ditë në këtë zonë janë mobilizuar forca zjarrfikëse, punonjës të bashkisë së Krujës, nga shërbimi pyjor dhe punonjës të zonave të mbrojtura për të neutralizuar zjarrin, i cili dyshohet se është i qëllimshëm. 

zjarr ne kruje

Sondazh

Poll