Aktualitet

Në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë, RENEA aksion "blic" gjatë natës në Vlorë

Burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin, ndërsa në vendngjarje ka qenë dhe një ambulance. 

10 Gusht 2024, 07:37 Nga r.ll
Në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë,
pamje nga operacioni

VLORË- Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion ‘blic’ në Vlorë. Sipas raportimeve kërkimet u përqendruan në zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aksioni mendohet se ishte në funksion të kapjes së elementëve kriminale, pasi persona të tillë dyshohet se janë të strehuar në një hotel dhe posedojnë edhe armë.

Burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin, ndërsa në vendngjarje ka qenë dhe një ambulance. 

vlore renea

Sondazh

Poll