Aktualitet

Rrymat e nxehta ajrore nga Afrika mbërthejnë vendin, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

10 Gusht 2024, 07:16 Nga r.ll
Rrymat e nxehta ajrore nga Afrika mbërthejnë vendin, zbuloni si pritet
foto ilustruese

TIRANË- Në fundjavë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

moti 10 gusht 2024

Sondazh

Poll