Aktualitet

VIDEO/ Goditi me grusht qytetarin në Vlorë, pronari i "Regina Group" sqaron ngjarjen: Edhe ne jemi me mish e me gjak, kemi gabuar! Kjo histori ka një muaj e gjysmë, jemi sqaruar

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka ardhur një reagim përmes një video nga vetë Bedinaj i cili së bashku me personin i cili u godit kanë sqaruar ngjarjen. Sipas biznesmenit ngjarja nuk ka ndodhur ditën e sotme por një muaj e gjysmë më parë. Ai më tej shtoi se kur ka ndodhur ngjarja e kanë kuptuar se janë gabim ndërsa ka theksuar se janë komshinj dhe se turistët i mbajnë në pëllëmbë të dorës.

9 Gusht 2024, 17:42 Nga N.F
VIDEO/ Goditi me grusht qytetarin në Vlorë, pronari i "Regina
Vasil Bedinaj

VLORË- Një video e biznesmeni të pronarit i "Regina Group", Vasil Bedinaj ka qarkulluar në rrjet teksa ai duket duke goditur me grusht një qytetar pasi një debati për hapësirat e plazhit në Vlorë. Në video duket grupi i biznesmenit i cili debaton me qytetarin për zonat e zëna të plazhit privat.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka ardhur një reagim përmes një video nga vetë Bedinaj i cili së bashku me personin i cili u godit kanë sqaruar ngjarjen. Sipas biznesmenit ngjarja nuk ka ndodhur ditën e sotme por një muaj e gjysmë më parë. Ai më tej shtoi se kur ka ndodhur ngjarja e kanë kuptuar se janë gabim ndërsa ka theksuar se janë komshinj dhe se turistët i mbajnë në pëllëmbë të dorës.

Bedinaj tha se pas ngjarjes ata janë sqaruar me njëri-tjetrit dhe janë përqafuar. Ai gjithashtu kërkoi ndjesë në lidhje me ngjarjen. 

"Ne jemi dy komshinj, të dy pronare që shërbejmë për turzmin nga mëngjesi deri ne, edhe ne jemi me mish e me gjak dhe kemi gabuar. E kuptuar gabimin pas 30 minutash, kjo histori ka ndodhur 1 muaj e gjysmë më parë," shprehet biznesmeni. 

 

 

vlore regina group vasil bedinaj

Sondazh

Poll